Anulohet koncerti në Roterdam, frikë nga sulmet terroriste

  Një furgon i mbushur plot me bombula gazi u gjet nga polica holandeze në një shesh ku do të mbahej një koncert rroku, në Roterdam. Koncerti do të mbahej në “Rotown Bar” dhe do të performonte grupi amerikan “Allah-Las”. Policia njoftoi se furgoni i mbushur me bombulat e gazit ishte me targa spanjolle. Ende…

Bota

23/08/2017 23:24

 

Një furgon i mbushur plot me bombula gazi u gjet nga polica holandeze në një shesh ku do të mbahej një koncert rroku, në Roterdam.

Koncerti do të mbahej në “Rotown Bar” dhe do të performonte grupi amerikan “Allah-Las”.

Policia njoftoi se furgoni i mbushur me bombulat e gazit ishte me targa spanjolle. Ende asgjë nuk është konfirmuar nëse kjo mund të ishte tentativë për sulm terrorist apo një alarm fals.