Anulohet debati i leximit të dytë të Ligjit për gjuhët

Anulohet procedura e leximit të dytë për propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Lajme

22/11/2017 16:53

lsat M jo zyrtarisht mëson se Brukseli ka kërkuar që prioritet t’i kushtohet ligjeve të përfshira në planin e reformave, të cilat do të ndihmonin Maqedoninë drejtpërdrejtë në marrjen e rekomandimit pozitiv në shkurt të vitit 2018. Burimet shtojnë se prioritet do t’i kushtohet anulimit të ligjit për verifikimin e fakteve, ndryshimet në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur dhe zgjedhjen e kryeprokurorit publik.

Anulimi i datës për seancën e Komisionit për Çështje Evropiane që duhej të mbahej sot, është në përputhshmëri edhe me deklaratën e komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn i cili ditë më parë qëndroi në Maqedoni.

Hahn porositi Qeverinë që prioritet t’i kushtojë reformave dhe se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është as prioritet dhe as kërkesë e Brukselit.

Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme dhe siç e thash edhe gjatë bisedave bilaterale sot dhe herëve të kaluara. Mendoj se për autoritetet duhet të ishin prioritet ato sfera të cilat nevojitet marrja e rekomandimit pozitiv nga ana jonë në fillim të vitit të ardhshëm.

Nëse do të miratohej ligji për përdorimin e gjuhëve javën e ardhshme mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, do të ishte në rregull por është e rëndësishme që Qeveria dhe aktorët tjerë në vend, mbi ato ligje dhe kushte që janë relevante për rekomandimin pozitiv -deklaroi Johanes Hahn, Komisioner Evropian, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Burime të Alsat M shpjegojnë se ditëve në vijim Kuvendi do të tentojë që në rend dite të vendosë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri si dhe të miratojnë ndryshime në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Pavarësisht ndryshimit të planit të shumicës, afati për dorëzimin e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve ka përfunduar ditën e hënë.

Nuk dihet nëse ligji mund të gëzojë edhe më tej flamurin evropian i cili rrezikon të hiqet nga propozim-ligji. VMRO-DPMNE-ja ka propozuar 83 amendamente, LSDM 4 ndërsa Lëvizja Besa 2 amendamente. Pas dorëzimit të tyre dhe caktimit të datës për fillimin e punës së Komisionit për Çështje Evropiane, para Kuvend me tenda u paraqitën protestues nga organizata “Të palëkundurit” të cilët kërkuan anulimin e këtij ligji. Pak orë më vonë të njëjtit u tërhoqën. Edhe pse nuk dihet se kur do të thirret Komisioni amë për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, leximi i amendamenteve në Komisionin amë do të zgjas 3 ditë, nga që propozimi aktualisht ka flamurin Evropian. Pas kësaj, ligji do të kalojë në Komisionin juridiko-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare ku edhe pritet debat i gjatë.