Anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara për shkak të mjegullës dhe motit jo të favorshëm. Vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës.

Lajme

15/12/2017 13:33

 

Dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, shkruan albeu. Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.