Anulohet takimi Trump-Kim Jong Un/ Letra e presidentit të SHBA

Takimi i shumë pritur mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk do të zhvillohet.

Bota

24/05/2018 16:00

Lajmin e ka shpërndarë pak më parë Bloomberg News.

Presidenti Trump, në një letër, thotë se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut nuk do të zhvillohet.

‘Unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ketë këtë takim i cili është planifikuar gjatë,” thotë presidenti Trump, në letrën drejtuar Kim Jong Un të Koresë së Veriut.