AnTuTU: Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge smartfonët më të fuqishëm në treg

AnTuTu padyshim është ndër platformat me reputacion të lartë në fushën e testimit të performancës së paisjeve mobile, të dhëna të cilat janë të rëndësishme për analistët.

Auto & Tek

16/07/2015 15:13

Tani kompania zyrtarisht ka shfaqur rezultatet e fundit të testimeve dhe u arrit në një konkluzion: Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge janë dy smartfonët më të fuqishëm aktualisht në treg.

Ky është një goxha pretendim, dhe nëse akoma keni dyshime ne ju kujtojmë se është AnTuTu. Rezultati vjen pas një numri të lartë të dhënash nga testimet e kryera nga miliona përdorues.

Sipas kësaj databaze, Galaxy S6 ka 67.250 pikë, ndjekur nga S6 Edge me 63.910 pikë. Vendi i tretë është zënë nga Xiaomi me modelin Mi Note Pro.

I vetmi që mund të ndryshojë këtë renditje është procesori Snapdragon 820 që mund të debutojë me LG Nexus 5. (PCWorld Albanian)