Antonio Conte shkon të PSG, Chelsea e gjen super-zëvendësimin

.

Sport

19/01/2018 17:34

Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mund të jetë zëvendësuesi i Antonio Contes të Chelsea.

Skuadra kampione e Premierligës duket se po përgatitet për një largim të mundshëm të trajnerit italian.

Conte është vënë në qendër të spekulimeve, për të marrë drejtimin e Paris Saint Germain në fund të sezonit, duke pasuar Unay Emery, nëse ky i fundit dështon të fitojë Ligën e Kampionëve, e në shkurt menjëherë e pret sfida e vështirë ndaj Real Madridit.

Në rast largimi të Antonio Contes, ish trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique, mund të marrë drejtimin e Chelsea. Lajmi është bërë i ditur nga media angleze ‘DailyStar’, përcjell lajmi.net.

Me ardhjen e Enrique në krye të Chelsea, pritet të zbarkojë edhe Juliano Belletti, në rolin e drejtorit sportiv./Lajmi.net/