Antonio Conte kërcënon Barcelonën

Antonio Conte ka urdhëruar lojtarët e tij që të harrojnë historinë e zjarrtë të Chelseat me Barcelonën që do të përballen me njëra-tjetrën në raundin e 16-ës

Sport

11/12/2017 18:45

Të dy klubet kanë qenë të përfshirë në disa beteja epike evropiane gjatë viteve të fundit dhe janë në një tjetër përballje ku do të dhurojnë emocione të paharrueshme.

Conte tha: “Këto lojëra janë në të kaluarën, e tashmja është një tjetër histori.

“Është krejt ndryshe. Kjo lloj loje është një shans i mirë për çdo lojtar që të tregojë vlerën e duhur, sigurisht që çdo lojtar duhet të luajë në mënyrën më perfekte.

“Siç e di mirë, duhet të jeni gati për t’u përballur me gjithçka dhe në këtë rast duhet të jeni gati për t’u përballur me Barcelonën.

“Por prioriteti ynë duhet të jetë kampionati dhe të përpiqemi të qëndrojë dhe të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Ne duhet të jemi shumë realistë që kjo ligë është shumë e rrezikshme. Ne duhet të luajmë me 120 për qind të forcës sonë ose rrezikojmë të kemi një befasi të keqe në fund të sezonit”. përfundoi Conte. /albeu.com