Antonio Conte “godet” Jose Mourinhon

Antonio Conte ka pranuar se ende nuk ka sqaruar asgjë për “zënkën” e vogël që ka pasur me Jose Mourinhon në ndeshjen e parë Chelsea – Manchester United, në kuadër të Premierligës.

Sport

10/03/2017 16:57

Trajneri italian ishte sulmuar me deklarata nga Jose Mourinho, për reagimet e tij në ndeshjen derbi Chelsea – Manchester United.

Chelsea dhe Manchester United, takohen sërish këtë javë, kësaj here në kuadër të FA Cup.

Antonio Conte, në konferencë për shtyp, është pyetur për zënkën që ka pasur me Jose Mourinhon, ndërsa ka deklaruar çdo reagim dhe festim i tij, ka të bëjë me pasionin që ka për futbollin.

“Jo nuk ka folur me Mourinhon”, u përgjigj Conte në pyetjen nëse ka pasur një bisedim me Mourinhon që nga ndeshja e parë Chelsea – Manchester United, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam asgjë çka të sqarohem me të. Këtë e kam treguar në kohën time te Chelsea, duke e përjetuar ndeshjen me shumë pasion”.

“Lojtarët e mi janë të fokusuar në ndeshje, në fushë, dhe në punën që e bëjnë çdo ditë. Lojërat me fjalë nuk të sjellin fitoren”, ka përfunduar Conte, duke i dërguar mesazh të qartë Jose Mourinhos që të mos nis një tjetër luftë fjalësh./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6