Anton Quni ende nuk e ka përfunduar debatin me Xhavit Halitin

Deputeti nga rradhët e LDK-së, Anton Quni, i cili sot pati një debat të ashpër me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, lidhur me akuzat se ky i fundit ka përfituar rreth tetë milionë euro në mënyrë të jashtëligjshme gjatë qeverisë së Bujar Bukoshit, duket se nuk do ta lë me kaq debatin me deputetin Haliti.

Lajme

17/04/2018 11:59

Quni për lajmi.net tha se në seancën e rradhës do të prononcohet lidhur me debatin e ngritur në kuvend gjatë ditës së sotme.

“Do ta shfrytëzoj të drejtën time, në seancën e rradhës , në deklarimet jashtë rendit të ditës që të prononcohem” tha shkurt Quni për lajmi.net.

Ndryshe, Haliti dhe Quni patën polemika të ashpra sot në Kuvendin e Kosovës pasi që ky i fundit kishte akuzuar deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, se kishte përfituar rreth 8 milionë euro në mënyrë të jashtëligjshme. Pas disa replikave ndaj njëri tjetrit, Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i ndali fjalën deputetit Quni, gjë që shkaktoi reagime te ky i fundit i cili u afrua afër foltores dhe diskutoi me Halitin./Lajmi.net/