Anton Quni bën thirrje për unitet për Haradinajn

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në seancën e thirrur për arrestimin e Ramush Haradinajt, ka thënë se institucionet kosovare duhet të tregojnë unitet e maturi politike rreth këtij rasti.

Lajme

10/01/2017 15:25

Quni nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pavarësisht interesimit të Qeverisë e institucioneve të tjera kosovare për këtë çështje, nuk u arrit që të lirohej Haradinaj.

“Jam i bindur që Qeveria po i merr hapat e nevojshëm për lirimin e Haradinajt. Interesim për këtë çështje ka pasur edhe nga organet e Shqipërisë. Deri më tani nuk ndikoi tek autoritetet frënge që ta lirojnë zotin Haradinaj. Derisa nuk kemi përgjigje, neve na jepet mundësi që të ngrisim teori konspiracioni dhe t’i acarojmë edhe më shumë raportet në mes vete”, ka thënë Quni.

“Unë i lus të gjithë zyrtarët që mirën me trajtimin e rastit për zt. Haradinaj, që së paku në këtë rast të tregojnë unitet solidarizim dhe ndërmarrje të veprimeve ligjore”, ka thënë tutje ai.