Antidepresantët mund të kenë efekt në tru në vetëm tre orë

Antidepresantët mund të kenë efekt në tru për vetëm tre orë dhe jo me javë të tëra siç mendohej më herët.

Lifestyle

19/09/2014 22:36

Një dozë e vetme e ndonjë bari antidepresiv është mjaftueshëm sa për të prodhuar ndryshime dramatike në tru në vetëm tre orë, thotë një studim i ri.

Në studim ishin përfshirë disa vullnetarë të cilëve u ishte skanuar truri pas një terapie të gjatë me barin escitalopram, që shitej në Britani si Cipralex dhe Lexapro në SHBA, transmeton Lajmi.net.

SSRI-të besohet se e ndryshojnë lidhjen e trurit në mënyra të rëndësishme, por efekti i tyre më herët merrte kohë disa javë dhe jo disa orë.

Por, studimi i Julia Sacher që është nga Instituti i Shkencave të Trurit në Gjermani thotë: ‘Skanimet që u ishin bërë vullnetarëve në tru tregonin se këto medikamente ndikonin në tru në një afat më të shkurtër, saktësisht në tre orë’.

Skanimet, të cilat e masnin qarkullimin e gjakut në tru, treguan se ilaqi kishte reduktuar lidhjet në shumicën e pjesëve të trurit, transmeton Lajmi.net.

Por, ka pasur një rritje të lidhjes në tru brenda dy zonave të veçanta të trurit, trurit të madh dhe të mesëm.

Edhe pse SSRI-të janë ndër ilaqet më të zakonshme kundër depresionit që janë studiuar më gjerësisht dhe përshkruhen më së shumti nga doktorët, nuk është ende shumë e qartë se si punojnë ato.

Serotonini është një neurotransmiter, një kimikat që mbanë sinjalet mes qelizave nervore në tru. Ajo mendohet të ketë një ndikim të mirë në humor, emocione dhe në gjumë.

Serotonini veç tjerash është edhe i ri-absorbuar nga qelizat nervore të njohura si ‘reputake’. Puna e SSRI-së është që të bllokojë reuptake-në, që do të thotë se më shumë serotonin është i gatshëm që të kalojë nëpër qeliza nervore. 

Nëse merri ilaçe antidepresiv studiuesit ju rekomandojnë që ta pakësoni dozën.