Antibiotikët natyralë që luftojnë të gjitha infeksionet, parazitët dhe bakteret e rrezikshme për shëndetin

Kërpudhat, viruset , bakteret e të gjitha mikroorganizmat e huaja janë përgjegjëse për infeksionet e ndryshme e jo vetëm.

Lifestyle

13/11/2017 08:12

Zakonisht këto sëmundje luftohen me antibiotikë, por këta të fundit mund të shkaktojnë myk, ndaj ne do të rendisim më poshtë të gjthë antibiotikët natyralë që luftojnë infeksionet pa asnjë efekt anësor.
1. Kosi
Probiotikët e kosit janë idelaët për luftimin e Candida, mikroorganizmi që shkakton infeksionet vaginale.Nëse vuani nga ky problem duhet të përfshini kosin në regjimin ushqimor, transmeton Living.al.
2. Vaji i pemës së çajit
Nëse problemi juaj lidhet me thonjtë e mykur, WebMD rekomandon lyerjen e thonjve me vajin e pemës së çajit. Aplikojeni vajin dy herë në ditë.
3. Hudhra
Hudhra është antibiotiku natyral më i fuqishëm që ka fuqinë të luftojë disa lloje infeksionesh e bakteresh. Nëse vuani nga myku i këmbëve duhet të aplikoni kompresa të njomura me ujë të ngrohtë ku në të janë shtypur hudhra të pagatuara.Ndërrojini hudhrat çdo 3-5 orë.
4. Uthulla e mollës
Për ata që mbajnë proteza, stomatiti i protezës mund të jetë një problem i madh. Ajo që duhet të bëni është të zhysni protezat tuaja në uthull mollës 4 për qind acid maleik pasi kjo gjë do të shmangë krijimin apo grumbullimin e mikroorganizmave që ju shkaktojnë probleme.
5. Çaj jeshil
WebMD thotë se çaji jeshil funksionon, por do të duhet shumë kohë për të parë ndonjë përfitim. Nëse vuani nga myku i këmbëve duhet të zhysni 5-6 qese çaji jeshil në një litër ujë të ngrohtë e në të , të mbani këmbët për 10 minuta.
6. Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është i mirë për trajtimin e të gjitha formave të infeksioneve maja.Mund të konsumohet nga goja një lugë çaji në ditë, ose të aplikohet në lëkurë për të trajtuar probleme të ndryshme të lëkurës