Antibiotikët më të fuqishëm të natyrës

Linja e parë e mbrojtjes tuaj kundër çdo virusi apo infeksioni është vetë sistemi juaj imunitar, dhe nuk ka kohë më të mirë se tani që të mësoni se si ta mbroni sistemin tuaj imunitar në mënyrë natyrale.

Lifestyle

13/06/2015 18:12

Përdorimi i këtyre përbërësve antibakterial dhe antivirusal daton që nga Evropa mesjetare. Këta janë antibiotikët më pastrues natyror, që shkatërrojnë të gjitha bakteret.

Hudhra
Allium_sativum._Restra_de_allos_de_Oroso-_Galiza

Hudhra është përdorur për mijëra vjet për të ndihmuar në luftimin e një numri të madh sëmundjesh. Hudhra prodhon një kimikat të quajtur allicin, i cili është përgjegjës për erën e tyre të fuqishme dhe për fuqinë antibakteriale dhe antivirusale. Një studim shkencor i 146 të rriturve të cilët kishin marrë doza të larta të allicinit për 12 javë, tregoi se shanset për t’u ftohur ishin zvogëluar për 64% dhe në qoftë se ftohja ishte vënë re, simptomat ishin ulur deri në 70%, transmeton Lajmi.net.

Xhenxhefili
ginger-new

Xhenxhefili është një rrënjë shumë e fuqishme dhe aromatike. Era aromatike vjen nga vajrat esencial dhe komponimet fenolike të tilla si gingerolet dhe shogaolet në rrënjë. Gingerolet rrisin lëvizjen e traktik gastrointestinal. Ajo gjithashtu ka efekt analgjezik, qetësues, anti-inflamator dhe veti antibakteriale.

Qepa
Onions

Për shekuj me radhë, qepët janë përdorur për të reduktuar inflamacionin dhe për të shëruar infeksionet. Një përbërës i fuqishëm i quajtur ‘kurektin’ në qepë është i njohur për rolin e rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Qepët pastrojnë radikalet e lira, duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të ulcerës gastrike, transmeton Lajmi.net. Fitokemikalet në qepë përmirësojnë absorbimin e vitaminës C nga trupi, që çon në përmirësim të sistemit imunitar.

Specat ‘Habanero’
habs

Habanerot janë një nga ushqimet më të mira ndoshta në planet, dhe nxehtësia është ajo që i bën ata të dobishëm për shëndetin tuaj. Habanerot përmbajnë një përbërës të quajtur ‘kapsaicin’. Kapsaicini stimulon rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin, që mund të ndihmojë gjithashtu edhe në lehtësimin e mbingarkesave të lidhura me infeksionet e zakonshme në sinus. Ata gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderushme të vitaminës C, madje edhe më shumë se disa fruta.

Shafrani i Indisë
Raw Turmeric over white background

Shafrani i Indisë është quajtur ‘shtesa më efektive në ushqim që ka ekzistuar ndonjëherë’. Kjo rrënjë është studiuar gjerësisht nga shkenca për vetitë shëruese të saj. Ajo ka komponime shumë të fuqishme të quajtura ‘kurkuminoide’, më e rëndësishmja prej të cilave është ‘kurkumini’. Ajo ka efekte të pabesueshme anti-inflamatore dhe është një antioksidant shumë i fortë, transmeton Lajmi.net. Kurkumini është një substancë bioaktive që lufton inflamacionin në nivel molekular, duke bllokuar molekula të caktuara nga hyrja dhe ndërprerja e funksionit të duhur qelizor.