“Anthony Joshua nuk duhet të ndeshet me Tyson Furyn”

Anthony Joshua duhet ta harrojë idenë që të përballet me Tyson Furyn, dhe të koncentrohet në ndeshje dhe rivalë shumë më serioz.

Sport

23/07/2017 17:00

Të paktën kështu po thotë ikona e boksit Evander Holyfield, transmeton lajmi.net

Dy boksierët që po fliten se mund të ndeshen me britanikun janë Vladimir Klitschko dhe Tyson Fury, i cili është gjetur se ka përdorur doping.

“Joshua duhet të mendojë. Ai nuk duhet të ndeshet me dikënd që tallet dhe është nivel tjetër”, tha Holyfield.

“Ai duhet të ndeshet me emra të mëdhenj pasi është boksierë cilësor, dhe Fury nuk është njëri nga ta”, shtoi ikona e boksit.

Joshua aktualisht është kampion, pasi kishte arritur ta mposht ukrainasin, Vladimir Klitschko. /Lajmi.net/