Anthony Joshua mbetet “mbret” i boksit

Anthony Joshua mbetet “mbret” i botës në boks në peshat e rënda.

Sport

01/04/2018 00:41

Boksieri 28 vjeçar ka arritur të mbrojë me sukses titujt WBA dhe IBF, duke e mundur boksierin 26 vjeçar nga Zelanda e Re, Jospeh Parker, të cilin e mposhti me votat e gjyqtarëve pas një meçi që zgjati 12 raunde. Kjo luftë u zhvillua në Kardif në stadiumin ‘Principality’ para 70 mijë tifozëve.

Me këtë fitore, Joshua ia rrëmben Parkerit brezin e WBO, për ti zotëruar tani të gjithë brezat e rëndësishëm në kategorinë elitare të boksit.

Për Joshua, kjo është fitorja e 21-të në po kaq luftëra, ndërsa për Parker, humbja e parë pas 24 fitoreve radhazi./Lajmi.net/