Ante Rebic transferohet në La Liga

Paraqitjet e mira me Kroacinë në Kupën e Botës ku arritën deri në finale, kanë bërë që Ante Rebic t’iu ‘shkel’ syrin shumë skuadrave të Evropës.

Sport

02/08/2018 20:53

Anësori kroat që ishte dëshirë e Manchester United, tani po kërkohet nga Sevilla.

‘AS’ shkruan se skuadra nga La Liga është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Eintracht Frankfurt për Rebic.

Sevilla do t’i paguajë skuadrës gjermane 21 milionë euro për reprezentuesin kroat.

24 vjeçari i lindur në Split, në 49 paraqitje për Eintracht Frankfurt, ka shënuar tetë gola./Lajmi.net/