Antarktiku po shkrihet shumë shpejt

Hulumtime të reja që janë dalë së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, tregojnë se akulli në Antarktik është duke u shkrirë më shpejt se sa që është pritur.

Bota

30/03/2014 18:01

Hulumtimet tregojnë se sasia e akullit të shkrirë është rritur për 77 përqind nga viti 1973 deri në 2013. Gjashtë akullnajat më të mëdha në Antarktikun Perëndimorë Pine Island, Thwaites, Haynes, Smith dhe Kohler, janë ato të cilat po shkrihen shumë më shpejt se që është pritur.

Ndërsa që nga viti 2005 – 2010, akulli i shkrirë ka rritur nivelin e detit për 10 përqind, rezultate këto të dala nga ky hulumtim.

Akullnaja Pine Island ka zënë në befasi hulumtuesit sepse ajo ka liruar 75 për qind akull sesa para 40 vjetëve.

“Të shohësh Thwaiter, përbindëshin e Antarktikut duke u shkrirë, do të thoshte se në të ardhmen e afërt niveli i detit do të rritet shumë”, ka thënë Jeremie Mouginot, hulumtues i akullnajave.

(KosovaPress)