Ansambli ‘Shota’ me koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Kosovës

Koncerti do të jetë shumë i pasur me këngë e valle dhe do të vijë nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj, shkruan KultPlus.

ShowBiz

15/02/2017 12:35

Për nderë të 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të sjellë një koncert të pasur me këngë e valle. Udhëheqës artistik i koncertit do të jetë Ylber Asllanaj.

Koncertin Festiv për nderë të 17 Shkurtit, do të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës, me datë 17 shkurt dhe fillon në ora 20:15. Programin e koncertit mund ta shikoni në vijim.