Anonymous paralajmron sulme mbi Fox, Facebook dhe banka më 5 nëntor

Përveç protestave globale kundër të gjitha qeverive të botës për shkak të luftrave dhe krimeve njerzore që po bëhen aktualisht në botë, grupi i hacktivistëve ka paralajmëruar edhe sulme më 5 nëntor mbi kompanitë më të njohura të botës. 

Auto & Tek

24/08/2014 19:21

Bazuar në disa shkrime të grupit në Twitter, blog dhe mesazhe rreth e rrotull webfaqeve, 5 nëntori do të shënoj një seri të sulmeve mbi disa institucione nga disa anëtar të kolektivit të gjerë të grupit të hakerëve Anonymous, transmeton Lajmi.net.

Caqet e sulmeve të përfolura përfshijnë Fox News, Facebook dhe disa kartelë të drogës në Meksikë.

Përveç kësaj, 5 nëntori është planifikuar të jetë dita që klientët e bankave më të mëdha në Amerikë t’i mbyllin llogaritë e tyre dhe t’i transferojnë paratë në institucione më të vogla.

Nëpër internet dhe në mbarë botën, 5 nëntori është duke u quajtur si “Dita e transfereve të bankave”, “Dita e zgjuarjes”, “Dita e ngritjes”, Dita e lëvizjes” dhe emërime të tjera si “Operacioni i kthimit të parave”.

Anonymous është duke ju bërë thirrje të gjithë antarëve që t’i bashkohen kësaj ngjarje globale më 5 nëntor, që të protestojnë kundër krimeve të luftës, abuzimit dhe luftrave sidomos në Gaza.

I shfaqur vitin e kaluar, ngjarja e quajtur “Million Mask March” ishte organizuar nga grupi Anonymous për të protestuar ndaj përgjimeve të NSA dhe krimeve të luftës.

Ngjarja e vitit 2014 do të ndodhë nën flamurin “Operacioni Vendetta”, njëri nga fushatat në vazhdim të Anonymous duke protestuar kundër korrupsioneve qeveritare në mbarë botën.

“5 nëntori është një ditë rebelimi ndërkombëtar kundër qeverive shtypëse të botës. Në këtë ditë, Anonymous do të bashkohet me gjithë kolektivin në mbarë botën dhe do të dalin nëpër rrugë për të protestuar sikur asnjëherë më parë në histori”, thotë një video që paralajmron ngjarjen e dytë Million Mask March, transmeton Lajmi.net.

Ngjarja do të fillojë në Londër më 5 nëntor në ora 18:00 në Trafalgar Square, dhe si vitin e kaluar ka gjasa që protesta të lëvizë poshtë Whitehall në drejtim të parlamentit.