Ankthi i El Shaarawyt

Nuk ka rehati për sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawy. Reprezentuesi italian i është nënshkruar një operacioni në shputën e djathtë dhe do të mungojë për dhjetë javë. El Shaarawy, i cili gjatë gjithë këtij edicioni ka vuajtur nga problemet fizike, që i pamundësuan të bëjë më tepër se katër paraqitje në Serie A, do…

Sport

28/12/2013 15:54

Nuk ka rehati për sulmuesin e Milanit, Stephan El Shaarawy. Reprezentuesi italian i është nënshkruar një operacioni në shputën e djathtë dhe do të mungojë për dhjetë javë.

El Shaarawy, i cili gjatë gjithë këtij edicioni ka vuajtur nga problemet fizike, që i pamundësuan të bëjë më tepër se katër paraqitje në Serie A, do të mungojë ende, për një periudhë mjaft të gjatë.

“Të gjithë Rossonerët janë pranë teje. Do të kalojnë dhjetë javë pa ty, por nuk do të mungojë përkrahja e të gjithë tifozëve të Milanit”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Milani do ta zhvillojë një fazë të rëndësishme të sezonit pa El Shaarawyn. Por, të gjithë tifozët të presin Stephan, ke fuqi dhe guxim”.