Ankth te Kombëtarja Shqiptare, një lojtar lëndohet në stërvitje

Kombëtarja jonë ka vijuar përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Izraelit.

Sport

11/11/2016 19:32

Sot janë shtuar “dhembet e kokës” për strategun italian, pasi në stërvitje ka shfaqur probleme muskulore mesfushori Odise Roshi.

Ai ishte në një formë mjaft të mirë, por ditën e sotme pas këtij problemi është stërvitur veçmas dhe vështirë se mund të jetë nga minuta e parë, raporton Albeu, përcjell lajmi.net.

Ngelet të shohim zhvillimet në orët në vijim dhe deklaratën në konferencën për shtyp të De Biasit para ndeshjes.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.