Ankohet Nisma se VV po ia thërret aktivistët (Video)

Deputeti i Nisma për Kosovën Enver Hoti, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po i thërret aktivistët e Nisma-s për t’iu bashkuar atyre.

Lajme

24/05/2016 22:24

“Ma kanë konfirmuar mua personalisht”, theksoi Hoti, duke ia kujtuar Vetëvendosjes se politika nuk bëhet në këtë mënyrë dhe se bashkimi e projektet e përbashkëta nuk shkojnë kështu.

Duke folur për kundërshtimin që Hashim Thaçi e Kadri Veseli i kanë bërë dikur ish presidentit Ibrahim Rugova, e tash po i përkulen, deputeti Hoti tha se duhet të tregojnë Thaçi e Veseli cilët e kanë pasur mirë, Rugova apo ata dy.

“Thaçi e Veseli duhet me dalë publikisht me tregu a e ka pasur mirë Rugova, apo ata të dy, në të kundërtën le të dalin me t’i tregojnë opinionit për ndasitë që i kanë bërë. S’jam më i befasuar prej zotëri Thaçit e zotëri Veselit. Edhe atëherë kur u kundërshtua Rugova, edhe sot kur po i përulen, të gjitha po bëhen për pushtet”, tha Hoti në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Sipas tij, kryesuesit e PDK-së po e përdorin Rugovën për me marrë elektoratin e LDK-së, meqë sipas Hotit, po shihet që LDK është e shkapërderdhur, e ata po e shfrytëzojne këtë.

Hoti mendon se PDK përmes Adem Grabovcit, i cili po e kundërshton demarkacionin, po munohet me mbajtë elektoratin e saj në Dukagjin.

“Del thotë mandej, kështu ka vendosë partia, une jo. Prandaj, populli duhet me kuptue, me votue e me penalizue”, vlerësoi ai.

YouTube player