Ankohet në polici për ngacmim seksual nga vëllau i saj

Motra ka paraqitur një ankesë në polici për ngacmim seksual nga vëllau i saj, kur i fejuari i saj ishte jashtë shtetit për qëllime të biznesit.

Bota

25/07/2016 03:51

Gruaja 37 vjeçare jeton në Dubai me të fejuarin e saj, por të dy së bashku kishin shkuar në Mumbai për pushime tek familja e saj, transmeton lajmi.net

Ajo ka paraqitur një ankesë në polici pasi vëllau i saj e kishte ngacmuar atë seksualisht në disa raste nga 5 deri 22 korrik.

Sipas policisë, 37 vjeçarja së pari i kishte treguar të atit për veprimet e vëllaut të saj, por e lodhur nga ngacmimet e tij, ajo kishte thirrur policinë dhe i kishte informuar për rastin.

Babai ishte marrë në polici dhe duke folur për të birin kishte treguar se ai është i papunë dhe shpesh nga ky fakt rrebelohet.

Vëllau i saj është arrestuar menjëherë nga policia dhe do të ballafaqohet me ligjin për 4 akuza të ngacmimit seksual./lajmi.net