Ankohet në kalendarin e Premierligës

Jose Mourinho është ankuar në kalendarin e ngjeshur të Premierligës, të cilin e konsideron të botës së pestë. Trajneri portugez megjithatë nuk e konsideron këtë si një sezon dështues për Chelsean.

Sport

02/05/2014 20:51

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Norwich Cityn, trajneri i Chelseat, José Mourinho e ka komentuar edhe luftën për titull të kampionit në Premierligë, ku Manchester City është vetëm tri ndeshje larg titullit.

“Këto gjëra janë të mundshme vetëm në vendet e botës së pestë, që është ajo t’u luash tri ndeshje rresht në find të sezonit. Është një gjë befasuese për një kampionat si Premierliga”, deklaroi trajneri portugez.

“Mendoj se gjithçka është në duart e Cityt. Ne i kemi humbur ndeshjet e rëndësishme me Aston Villën, Crystal Palace e Sunderland”, vazhdoi ai.

Mourinho e ka komentuar edhe deklaratën e David Luiz, i cili deklaroi se ky ishte një sezon dështues, pasi Chelsea nuk fitoi asgjë.

“Nuk dua t’i komentoj deklaratat e lojtarëve, jam këtu më shumë kohë sesa David Luiz. Nuk mendoj se ishte një sezon dështues, vetëm se një vit tranzicioni. Besoj se, për një vit trancizioni, është mjaft i mirë”, përfundoi ‘Special One’.