Ankohen studentët, kishte pyetje të gabuara në provimin pranues!

Kandidatët të cilët tashmë i janë nënshtruar provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë, po ndihen të shqetësuar për tri pyetjet e formuluara gabim të testit pranues në programet e Farmacisë, Stomatologjisë dhe atij të Kimisë. 

Lajme

30/07/2014 09:55

Sipas tyre, as ankesat nuk do të kryejnë punë për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.

Agnesa Abazi thotë se pritshmëritë e saj që të fitojë një indeks si studente e këtij fakulteti, janë shumë të vogla.

Sipas saj, pyetjet e përpiluara gabim si dhe kriteri që për çdo përgjigje të dhënë gabim nxënësit janë ndëshkuar me minus pikë është i padrejtë.

“Ka pas pyetje të formuluara gabim, plus për çdo përgjigje gabim ne do të ndëshkohemi me minus pikë. Kjo është e padrejtë”, është shprehur Agnesa, shkruan Tribina.

Edhe kolegu i saj Blend Shala, thotë se pakujdesia e hartuesve të provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë nuk mund t’i ndëshkojë studentët të cilët kanë mësuar e për ato përgjigje nuk mund të hyjnë në Universitet.