Anketa: PDK e para, Shpendit i rritet përkrahja brenda Vetëvendosjes

Rezultatet e një anketë e kryer nga një oganizatë e pavarur tregojnë se PDK vazhdon të jetë partia më e favorizuar. LDK është e dyta. AAK dhe Vetëvendosje shtyhen për vendin e tretë, ndonëse kanë rënie. NISMA kalon pragun, kurse AKR është afër pragut.

Lajme

04/03/2014 16:40

Një hulumtim i opinionit i realizuar kohëve të fundit nga një organizatë e pavarur e anketimeve në Kosovë ka nxjerr disa lëvizje në skenën politike të vendit.

Anketa është bërë në muajin janar në tërë Kosovën dhe në të janë përfshirë 1.000 respondentë.

Nga rezultatet e saj, siç merr vesh lajmi.net, PDK ka dalë partia e parë, për të cilën qytetarët do të votonin në rast se zgjedhjet do të mbaheshin tani.

PDK është pasuar nga partia kryesore opozitare, LDK.

Anketa konfirmon pozitat e partive politike, me disa risi.

AAK vazhdon të luftojë për vendin e tretë me Vetëvendosjen, ndonëse të dyjat kanë shënuar rënie.

Partia më e re në skenën politike të Kosovës, Nisma për Kosovën, e themeluar javën e kaluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, pritet të kalojë pragun prej 5%.

Përderisa AKR është në rrezik për të kaluar pragun, shpëtimin e vetëm e ka mobilizimin e votuesëve nga ana e kryetarëve të posazgjedhur në Komunat e Gjakovës dhe Mitrovicës.

Ndërkohë që Vetëvendosje si parti ka pësuar rënie, Shpend Ahmeti i është afruar Albin Kurti për nga reputacioni brenda partisë.