Ankesa e bukur

Southampton është në krizë dhe menaxheri Mauricio Pochettino një pjesë të fajit ia lë edhe gjyqtarëve. Strategu argjentinas mendon se skuadra e tij është duke u penalizuar sepse përbëhet në një numër i “futbollistëve të pashëm”. Skuadra nga Premierliga nuk është duke kaluar një periudhë të mirë, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra gjatë afatit…

Sport

06/01/2014 14:22

Southampton është në krizë dhe menaxheri Mauricio Pochettino një pjesë të fajit ia lë edhe gjyqtarëve. Strategu argjentinas mendon se skuadra e tij është duke u penalizuar sepse përbëhet në një numër i “futbollistëve të pashëm”.

Skuadra nga Premierliga nuk është duke kaluar një periudhë të mirë, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra gjatë afatit kalimtar të verës dhe gjendet në mesin e tabelës.

Pochettino ka një ankesë të veçantë në lidhje me ndarjen e drejtësisë kundër skuadrës së tij.

“Në takimin e fundit na mohuan dy penallti, dhe na kanë penalizuar shumë gjatë këtij sezoni për shkak se jemi të rinj, të pashëm, joshës. Meritojmë të trajtohemi si të tjerët”, deklaroi ai.

Klubi, pas transferimit të Gaston Ramirezit nga Bologna më 2012 ka blerë edhe Pablo Daniel Osvaldnon nga Roma për 16 milionë euro, por ish sulmuesi i Giallorossëve nuk është se ka shkëlqyer siç pritej.