Një person në Pejë humb dorën në vendin e punës

Një person në Pejë, ka humbur dorën në vendin e punës.

Lajme

04/12/2018 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Zhuj Selmani” në Pejë, në ora 15:00 një punëtor ka humbur dorën në vendin e tij të punës, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, viktima ishte duke punuar në një kompani dhe në rrethana të panjohura ka pësuar lundrime trupore, pasi që nuk kishte pajisje mbrojtëse në makinerinë që punonte dhe në këtë mënyrë, makineria ia ka këputur dorën.

Viktima është dërguar në spitalin e Pejës. /Lajmi.net/