Një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit e arrestuar dje.

Lajme

21/10/2018 17:38

Në mesin e të arrestuarve është edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Lajmin për vendimin e Gjykatës e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Në një prononcim për kallxo.com sot prokurori Kujtim Munishi tregoi se prokurorja kujdestare ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj tre të arrestuarve nën dyshimet për kryerjen e veprës penale – marrje e ryshfetit.

Policia e Kosovës njoftoi dje për arrestimin e tre të dyshuarve për ryshfet.

Në mesin e tyre është edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i cili vjen nga radhët e partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.