Aniston po ndahet nga burri pas vetëm 21 ditësh martesë?

Ka vetëm 21 ditë që Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë martuar, por menjëherë kanë filluar thashethemet që çifti tashmë janë ndarë.

ShowBiz

03/09/2015 11:59

Aktorët patën një ceremoni të fshehtë të martesës, por vetëm disa javë pas, ata kanë dalë në ballina të revistave amerikane për pretendime për një ndarje të keqe.

Sipas tyre, Aniston është duke u shtirur për lumturinë e tyre, dhe që tani çifti i kanë ndarë rrugët, transmeton Klan Kosova.

Thuhet se menjëherë pas kthimit nga muaji i mjaltit në Bora Bora, Justin ka udhëtuar për në Teksas, dhe sipas një burimi ai është “shumë më i lumtur kur është larg gruas së tij. Kurse Jennifer nuk mund as të shtiret më”.

“Jen është duke menduar nëse ka bërë gabim që është martuar me Justin”, është shprehur i njëjti burim.