Anijes i rrjedhë ujë nga të gjitha anët, pasagjerët përjetojnë skena si në filmin ‘Titanik’ (Video)
Pasagjerët që po lundronin me anijen Carnival Dream në brigjet e Karaibeve, përjetuar tmerrin dhe i krahasuan skenat sikur në përmbytjet në filmin “Titanik”.
Fun
E tëra ndodhi pas dëmtimit dhe aktivizimit padëshiruar të alarmit për zjarr, duke bërë që të ketë rrjedhje nga muret dhe 50 dhoma të mbushen me ujë
Marla DeAnn e ka postuar në Facebook një video, në një moment të rrallë, kur mundi të lidhej me internet.
“Dëgjuam enët që binin dhe thyheshin, tani po i dëgjoj violinat sikur në fund të filmit, më duket se po mbytem”, ka shkruar ajo me mahi.
Në fakt, mysafirëve iu është thënë se nuk ka rrezik të fundosjes, ndërsa i dërguan të flenë në spa dhe ushtrimore nëpër shtresa për ushtrimet joga.
Të gjithëve do t’u kthehen paratë e paguara, në udhëtimin ardhshëm do të kenë 50 për qind lirim, si dhe do të dërgohen menjëherë në shtëpi me jahte speciale.