Anija më e madhe në botë nis lundrimin e parë (Foto/Video)

Anija më e madhe lundruese në botë – e quajtur edhe si “Hoteli më i madh në Evropë”, – e cila gjatë fundjavës është nisur nga Franca për në Britani të Madhe, ka ankoruar në portin e Southampton.

Fun

19/05/2016 11:32

Kjo anije, e cila kushton një miliard dollarë, ka kapacitet për të strehuar 6.780 pasagjerë dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit.

Është krahasuar me një qytet lundrues, i cili përmban 2.747 dhoma private, 20 restorante, 23 pishina dhe një park me më shumë se 10.000 bimë dhe 50 pemë, transmeton Klan Kosova.

Anija në fjalë quhet “Harmonia e Detit” dhe është përshkruar si e përbërë nga shtatë lagje, ku përfshihet kinemaja, shëtitorja, zonat sportive për të rinjtë, një vend argëtimi, lokale trajtimi spa, palestër, etj.

E gjatë 362 metra, “Harmonia e Detit” vlerësohet që është më e madhe se Kulla Eiffel dhe është anija më e gjerë lundruese që është ndërtuar deri më tani.

Ajo tani do t’i nënshtrohet përgatitjeve për udhëtimin e saj inaugurues me pasagjerë më 22 maj në Rotterdam.

3333

2222

5555

4444

6666

8888

YouTube player