Anichebe ndal Chelsean

Chelsea barazoi në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 26’të në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos ishte shumë pranë fitores, por pësoi golin e barazimit në minutat e fundit, duke e paguar çmimin që nuk e thelluan avantazhin më herët gjatë ballafaqimit. Mbrojtësi serb Branislav Ivanovic shënoi sërish…

Sport

11/02/2014 22:01

Chelsea barazoi në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 26’të në Premierligë.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte shumë pranë fitores, por pësoi golin e barazimit në minutat e fundit, duke e paguar çmimin që nuk e thelluan avantazhin më herët gjatë ballafaqimit.

Mbrojtësi serb Branislav Ivanovic shënoi sërish – pas golit të fitores 1:0 në udhëtim tek Manchester City javën e kaluar – në minutën e 45’të të ndeshjes duke kaluar mysafirët në avantazh.

Dhe, gjiganti londinez pritej që të mbyll çështjen e fituesit. Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën vonë në minutën e 87’të nëpërmjet Victor Anichebes duke dalë të pamposhtur ndaj Chelseas në të dyja përballjet këtë edicion, pas barazimit 2:2 në Stamford Bridge.

Tani, Chelsea rrezikon të humb kryesimin në Premierligë nëse Arsenali fiton kundër Manchester Unitedit të mërkurën, por mund të barazohet me pikë nga Manchester City në rast të fitores së tyre ndaj Sunderlandit.