Ani pse të ndarë, Kurti e Sejdiu përshëndeten mes vete /FOTO

Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu, ia kanë shtrënguar duart njëri tjetrit në seancën që pritet të mbahet për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

22/02/2018 11:19

Ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë ftohur që nga zhvillimet e fundit në këtë parti, megjithatë dy deputetët janë përshëndetur ne mes vete.

Të dytë janë parë edhe duke ndarë një kohë të shkurtë duke biseduar.

Dardan Sejdiu kishte dhënë dorëheqje nga pozitat në Vetëvendosje. Ai kishte shpjeguar se dorëheqja vjen në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në këtë parti.

Ai kishte theksuar se shpreh keqardhje për problematikat brenda kësaj force politike./Express