Ngritët aktakuzë për vëllanë që e goditi me gurë në kokë motrën e tij

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për dhunë në familje.

Lajme

19/12/2018 15:52

Prokuroria Themelore e Pejës përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kësaj prokurorie, sipas aktakuzës, i pandehurit A.K., me datën 27 nëntor të viti 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar viktimën/motrën tij  Sh.M., dhe ishte fjalosur me të njëjtën, merr një gurë nga toka dhe e godet këtë të fundit në kokë, ashtu që si pasojë e kësaj viktima rrëzohet në tokë, derisa i pandehuri e godet edhe disa herë, me ç’rast viktima pëson lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/