Anglia shënon fitore të rëndësishme ndaj Spanjës, rihapë garën e grupit 4

Anglia ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Spanjës, me rezultatin 2:3.

Sport

15/10/2018 22:40

Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë për lojtarët e Southgate të cilët shkuan në epërsi prej tre golave, shkruan lajmi.net.

Fillimisht ishte Raheem Sterling (16’) i cili pas asistimit të Marcus Rashford zhbllokoi super sfidën.

Goli i dytë për anglezët erdhi nga Marcus Rashford i cili në minutën e 30’ pranoi një super pasim nga Harry Kane.

Spanjollët u “gjunjëzuan” në minutën e 42’, kur Henderson dërgoi një top fenomenal tek Kane, i cili menjëherë shërbeu Sterlingun i cili shtyu topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte diçka më  e mirë për spanjollët. Inkuadrimi i Alcacer nga Enrique ishte i qëlluar.

Pas një goditje nga këndi në minutën e 58’, ishte pikërisht anëtari i Dortmund ai që  golin e parë për spanjollët.

Edhe goli i dytë erdhi nga spanjollët me anë të Sergio Ramos, por ishte shumë vonë (97′).

Kësisoj Anglia ngritët në kuotën e 4 pikëve, duke zbritur në dy diferencën me Spanjën. /Lajmi.net/