Anglia ‘ndëshkon’ Rooneyn

Pas paraqitjes së dobët në humbjen 2:1 nga Italia, sulmuesi Wayne Rooney mund të mbetet jashtë formacionit bazë të Anglisë për ndeshjen e ardhshme të Grupit D në Kampionatin botëror kundër Uruguait.

Sport

16/06/2014 17:54

Wayne Rooney rrezikon të mos jetë në formacionin bazë të Anglisë për ndeshjen e ardhshme të Grupit D në Kampionatin botëror kundër Uruguait, për shkak të paraqitjes së dobët në humbjen 2:1 nga Italia.

Sulmuesi i Manchester Unitedit mund të përfundojë në bankinë për duelin e radhës, të enjten, raporton Daily Mail.

28-vjeçari pranoi se vendi i tij në formacionin bazë nuk është i garantuar.

“Jam duke punuar shumë për të zënë vend në ekip dhe asnjëherë nuk kam thënë se e kam statusin e garantuar. Nuk pres të luaj, Punoj shumë dhe dua të luaj. Është mirë që menaxheri ka aq shumë opsione”, deklaroi ai.

“Kemi shumë futbollistë të mirë dhe të rinj që punojnë shumë, dhe i japin menaxherit opsione të ndryshme, zgjedhje të ndryshime dhe këdo që e përcakton, jam i sigurt se ne të gjithë do t’i respektojmë vendimet”, u shpreh Rooney.

Nëse Rooney nuk është titullar kundër Uruguait, atëherë Anglia mund të luajë në dy versione që mund t’i shihni të bashkangjitura në fotografitë e këtij artikulli.