Anglia mund të shkëlqejë në Botëror

Steven Gerrard beson se Anglia mund të shkëlqejë në Botërorin e Brazilit. Ylli i Liverpoolit dëshiron t’i hesht kritikët me sukses në kompeticionin që do të mbahet muajin tjetër.

Sport

19/05/2014 13:58

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard beson se ‘Tre Luanët’ mund ta kenë një Botëror të mirë dhe se do t’i heshtin ata që mendojnë keq për këtë ekip.

Gerrard e kaloi zhgënjimin e fundit të sezonit në nivelin e klubeve, kur Liverpooli dështoi ta fitonte titullin e kampionit në Premierligë, që në fund i takoi Manchester Cityt.

“Mendoj se eksperiencat e këqija mund të ndihmojnë. Ne lojtarët ëndërrojmë, ndërsa ju gjithmonë i thoni vetes: çka nëse? Çka nëse ndodh dhe ju tregon atyre që dyshojnë se janë gabim dhe shkon të kesh sukses në Botëror”, deklaroi fillimisht Gerrard për Sky Sports.

“Është një kompeticion mjaft i vështirë, por ne jemi optimistë dhe kemi besim në skuadër, e cila mund të bëjë mirë”.

“Ky është realiteti për momentin. Përgatitjet fillojnë të hënën. E kemi një skuadër të mirë, me miks ndërmjet të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë”, përfundoi 33 vjeçari.

Anglia do të ketë punë me një grup mjaft të vështirë, pasi do të luajë me Italinë, Uruguain dhe Kosta Rikën.