Anglia mban zi, vdiq ish futbollisti i Man Utd

Liam Miller vuante nga kanceri.

Sport

10/02/2018 09:33

Ish mesfushori i Manchester United, Liam Miller ka vdekur në moshën 36 vjeç.

Miller, i cili bëri 21 paraqitje për Republikën e Irlandës mes 2004 dhe 2009 vuante nga kanceri.

Miller e filloi karrierën e tij në Celtic më 2000 para kalimit në Old Trafford, katër vite më vonë.

Ai ka luajtur edhe për Leeds, Sunderland, QPR dhe Hibernian, përcjell “lajmi.net”.

Miller e përfundoi karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara më 2016 kurse kishte luajtur për tri klube në Australi dhe klubin nga qyteti i lindjes, Cork City, para se të pensionohej nga futbolli. /Lajmi.net/