Anglia, jashtë Botërorit 2018

Presidenti i Federatës së Futbollit të Anglisë, Greg Dyke ka paralajmëruar se skuadra mund të mos marrë pjesë në Kampionatin botëror 2018, nëse Sepp Blatter rizgjedhet president i FIFA-së.

Sport

29/05/2015 13:43

Presidenti i Federatës së Futbollit të Anglisë, Greg Dyke është haptas kundër kandidaturës së Sepp Blatterit për një mandat të ri në postin e presidentit të FIFA-së.

Madje, ai ka paralajmëruar se skuadra mund të mos marrë pjesë në Kampionatin botëror 2018, nëse zvicerani konfirmohet në detyrë.

“Nëse presidenti i ardhshëm i FIFA-së do të jetë sërish Blatter, është e mundur që Anglia të vendos të mos marrë pjesë në Kampionatin botëror 2018”, deklaroi ai.

Anglia ishte një prej shteteve të mposhtura në garë për nikoqirin e Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.