Anglia fitoi 6:1, por Southgate shprehet i pakënaqur pas ndeshjes!

"Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë".

Sport

25/06/2018 08:35

Gareth Southgate nuk u shpreh shmë i kënaqur me lojën e Anglisë mbrëmë.

Ani pse ekipi i tij fitoi 6:1, Southgate pati disa kritika, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë”.

“Ishim disi të shqetësuar në fillim, por sapo kemi parë mënyrën sesi kundërshtari luante, e kemi interpretuar takimin në mënyrën e duhur”, ka thënë Southgate. /Lajmi.net/