Anglia duarthatë përsëri, ky është mesazhi i Kane

.

Sport

15/07/2018 10:23

Ylli i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka shprehur keqardhje që Anglia e përfundoi në këtë mënyrë Kupën e Botës.

Ai falënderoi tifozët që kanë udhëtuar drejt Rusisë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk është ky fundi që kisha menduar për Botërorin. megjithatë, kjo ishte një përvojë pozitive, ku mësova plot gjëra të reja”, u shpreh Kane në Twitter.

“Keni udhëtuar për të na qenë pranë dhe ju falënderoj për mbështetjen, na keni bërë krenarë. E gjithë skuadra dha më të mirën në fushë, ky është një grup i ri dhe ka shumë mundësi për të qenë në nivele edhe më të larta në të ardhmen”, shtoi ai.