Angli – Kroaci, këto janë rezultatet që dërgojnë skuadrat në fazën tjetër

Sot, në kuadër të Ligës së Kombeve, kryendeshja e ditë luhet ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë.

Sport

18/11/2018 10:58

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin e 4-të të Ligës A, shkruan lajmi.net.

Renditja tabelare është ajo që e bënë këtë sfidë edhe më interesante. Në këtë grup, Spanja është lidere me gjashtë pikë, megjithatë nuk ka më ndeshje për të luajtur.

Anglia dhe Kroacia grumbullojnë nga katër pikë, me Anglinë që ka gol diferencë më të mirë se Kroacia.

Pa marrë parasysh, gol diferencën, një fitore eventuale do të thoshte kualifikim për secilën skuadër, pasi fituesja do të prekte kuotën e shtatë pikëve dhe do të tejkalonte Spanjën.

Barazimi është rezultati i cili nuk shkon në favor të asnjërës prej skuadrave që luajnë sonte. Pikërisht barazimi është ajo që ëndërron Spanja për takimin e sotshëm.

Kjo ndeshje fillon në ora 15:00. Spektakli assesi nuk pritet të mungojë. /Lajmi.net/