Anglezët tallen me Januzajn: Ta shpallim personalitetin e vitit, shënoi golin për të na ndihmuar

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka një mendim ndryshe për futbollistin shqiptar të Belgjikës, Adnan Januzajn.

Sport

02/07/2018 09:53

Këtë ai e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Twitteri, ku ka thënë se Januzaj duhet të shpallet personaliteti i vitit nga BBC Sports.

Për këtë ai jep arsyen se mesfushori shqiptar shënoi golin që i shkaktoi humbjen Anglisë ndaj Belgjikës.

Nëse skuadra angleze do të fitonte apo barazonte, “Tre Luanët” do të gjendeshin nga ana e rrugës së ferrit ku skuadrat favorite po eleminohen me rradhë.

Kërkesa e tij duket qesharake, por ka vërtetësi në ato që thotë, pasi Portugalia, Argjentina dhe Spanja janë eleminuar tashmë.