Anglezë, ku jeni?

Premierliga konsiderohet si liga më e fortë në botë. Mirëpo, në Ligën e Kampionëve në komplet skuadrat pjesëmarrëse gjenden vetëm 17 futbollistë anglezë.

Sport

18/09/2014 18:08

Anglia e ka atë që konsiderohet si liga më e fortë në botë dhe sigurisht, katër skuadra pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, një statistikë e publikuar tregon një gjendje të mjerë të futbollistëve anglezë. Vetëm 17 prej tyre luajnë për ekipet pjesëmarrëse në garën elite të klubeve evropiane.

Dhe, shtëpi e të huajve janë pikërisht klubet angleze. Për numrin më të madh të përfaqësuesve luftojnë spanjollët dhe brazilianët, por fitues tani për tani janë evropianët me 82 futbollistë. Kurse, Brazili ka 76 futbollistë në Ligën e Kampionëve.