Angers lë prapa Bayernin, Manchester United e PSG-në

Angers është skuadra me numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol.

Sport

01/12/2015 21:14

Angers e ka mbajtur portën e paprekur në më së shumti ndeshje nga të gjitha ekipet e ligave kryesore në Europë.

Ekipi francez nuk ka pësuar gol në 10 nga 16 ndeshjet e zhvilluara në Ligue  1 në Francë.

Angers ka lënë pas vetes skuadra si Bayern, Lyon, Inter, Manchester United, Atletico, Napoli e PSG.