Angelina Jolie nis lidhje të re?

Angelina Jolie dhe Brad Bitt vazhdojnë ende të jenë shumë të komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

16/03/2018 20:11

Që prej ndarjes nga aktori, Angelina është kujdesur në maksimum për fëmijët, me të cilët është parë në pothuajse çdo paraqitje publike, shkruan lajmi.net.

Sipas “Radar Online”, aktorja është në lidhje me Garret Heldung, i cili ndan profesionin e njëjtë me Angelinen.

Dyshja ishin njohur në vitin 2014 gjatë xhirimeve të filmit “Unbroken”, ndërsa tani janë përhapur thashetheme se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë, mbetet që e vërteta të kuptohet nga vetë Jolie dhe Heldung, të dy aktorë të dashur për publikun. /Lajmi.net/