Angelina Jolie me akuza të rënda për Brad Pitt

Ka kohë prej kur i kanë dhënë fund lidhjes, por Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë ende të jenë pjesë e titujve rozë.

ShowBiz

08/08/2018 17:52

Së fundi, çifti kanë qenë të komentuar lidhur me një akuzë që Jolie i ka bërë ish-bashkëshortit, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që bazuar në një marrëveshje të çiftit, Pitt detyrohej të mbështeste financiarisht fëmijët.

Por, në një dokument që Angelina ka dorëzuar së fundi në gjykatë, ajo ka deklaruar se pagesat nuk janë kryer rregullisht.

Kujtojmë që çifti ka gjashtë fëmijë: Maddox, 17; Pax, 14; Zahara, 13; Shiloh, 12; dhe binjakët 10-vjeç Vivienne dhe Knox. /Lajmi.net/