Angela Merkel flet pas fitores në zgjedhje

Pas daljes së rezultateve të para nga Exit-pollet në Gjermani, ka folur dhe kancelaria Angela Merkel, e cila do të marrë një mandat të katërt.

Bota

24/09/2017 19:18

CDU e Merkel ka marrë shumicën e votave, duke marrë në total 32.5 për qind të votave.

Në daljen e saj të parë publike Merkel ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për këtë rezultat si dhe të gjithë gjermanët që votuan për të ardhmen e tyre.

Ndërkohë që ka theksuar se duke filluar nga nesër do të ulet të diskutojë me të gjithë partnerët dhe bashkëpuntorët për të bërë më të mirën në 4 vitet e ardhshme për Gjermaninë.

“CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën”, deklaroi Merkel.