Angela e do një burrë shqiptar

Angela Martini ua ka shtuar shpresat meshkujve shqiptarë. Modelja e njohur shqiptare, në një intervistë për ‘Bluetooth’ thotë se ka filluar të mendojë ta gjejë një burrë nga vendlindja e saj. “Kam filluar të mendoj që duhet ta gjej një burrë shqiptar. Nuk e kam ditur që janë kaq të mirë. Unë kam bërë të…

ShowBiz

28/12/2013 13:21

Angela Martini ua ka shtuar shpresat meshkujve shqiptarë. Modelja e njohur shqiptare, në një intervistë për ‘Bluetooth’ thotë se ka filluar të mendojë ta gjejë një burrë nga vendlindja e saj.

“Kam filluar të mendoj që duhet ta gjej një burrë shqiptar. Nuk e kam ditur që janë kaq të mirë. Unë kam bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë vajzat shqiptare: nëse të gjitha provojnë njëherë shqiptarët, pastaj shkojnë tek të huajt, unë jam marrë me të huajt në fillim dhe në një moment thashë: prit, burrat shqiptarë qenkan yje. Edhe personaliteti i tyre më pëlqen. Jam e habitur”, thotë Martini, e cila po e mahnit botën me bukurinë e saj.

E pyetur nëse i pëlqejnë pasanikët, ajo thotë:“E kujt nuk i pëlqejnë?! Por, kjo nuk është absolutisht e prerë me thikë. Mjafton të më pëlqejë si mashkull, pastaj pak rëndësi ka pasuria”, përfundoi ajo.